Në Vushtrri, dy punëtorë shëndetësorë të infektuar me COVID-19

E publikuar: 12/05/2020 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se nga tri rastet e konfirmuara me COVID-19, dy persona janë personel shëndetësor.

Tahiri tha se është duke vazhduar gjurmini dhe situata është nën  kontroll, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Sot janë bërë 40 testime nga kontaktet e rasteve të Studimes ku kane rezultuar 3 raste pozitive me Covid 19. Fatkeqesisht kemi një punëtor shëndetësor të Kujdesit Paresor dhe 1 punëtor shëndetësor të Spitalit “Sheikh Zayed” të qytetit. Rasti i trete eshte rast kontakti po ashtu. Po vazhdohet me gjurmim dhe testim të kontakteve, situata është nën kontrollë dhe nuk ka vend për panik. Do të dalim faqebardhë e fitues bashkë edhe kësaj radhe. Ju lutem rrini ne shtëpi, mbajeni distancën dhe mos vizitoni institucionet komunale dhe ato shëndetësore pa pasur urgjencë mjekësore”, shkruan Tahiri.

Ai tha se duhet të përshtatim sjelljen dhe kulturën e sjelljes me virusin, duke mbajtur distancën dhe duke mbajtur maska.