Në veri evazioni fiskal ka arritur 80% pasi s’paguajnë tatim në institucionet e Kosovës

11.05.2019 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në veri evazioni fiskal ka arritur 80% pasi s’paguajnë tatim në institucionet e Kosovës

Ende shiten produkte pa u tatimuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në veri të Kosovës. Evazioni fiskal në veri të vendit ka arritur mbi 80 për qind, ngase bizneset dhe qytetarët në atë pjesë të vendit nuk po i paguajnë tatimet institucioneve të Republikës së Kosovës. Drejtues të ATK-së thonë se informaliteti në atë pjesë është sfidues.

Nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Arsim Selmonmusaj thotë për KosovaPress se as inspektorët e Administratës Tatimore nuk po operojnë në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, e që kjo ka ndikuar që shkalla e evazionit fiskal të jetë mjaft e lartë.

Selmonmusaj i ka bërë thirrje Qeverisë dhe ATK-së që të aktivizohen dhe të mos lejojnë që të sfidohen nga disa biznese, por të trajtohen të gjitha bizneset barabartë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ai thotë se pikë e parë, bizneset në veri nuk janë të pajisura me arka fiskale dhe nuk kanë kurrfarë evidence nga inspektorati për të evidentuar qarkullimin e mallrave. Po ashtu, sipas tij edhe importi që bëhet nga Serbia në pjesën veriore është i pa menaxhueshëm.

“Evazioni fiskal në atë pjesë ka shumë. Në pjesën veriore dominon diku mbi 80 përqind, ku veprimtaritë e bizneseve ku operojnë veri dhe në për të gjitha enklavat ka një evazion fiskal dhe është i pa menaxhueshëm nga institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës. Mund të themi se është duke i sfiduar të gjitha institucionet…(pjesa e fundit) ATK nuk ka të dhëna, sepse nuk operojnë atje dhe nuk kanë ekipë që mund të kenë shtrirje të menaxhimit të tatimit apo inkasimit të tatimeve në bazë të qarkullimit që e bëjnë”, thotë Selmonmusaj.

Drejtori i Departamentit të Administratës së Financave në Odën Ekonomike të Kosovës, njëherësh koordinator i Njësisë Rajonale të Mitrovicës, Rrustem Abiti në një deklaratë për KosovaPress thotë se llogaritet që biznese aktive në pjesën veriore të Kosovës janë një mijë e 200 biznese, ndërsa shumë biznese të cilat funksionojnë në forma ilegale, përveç që nuk ia paguajnë tatimet ATK-së, iu përgjigjen institucioneve të Serbisë.

“Çështja e invazionit fiskal nuk është vetëm në importin e mallrave, të gjitha poret jetësore të mundshme invazive, të çështjeve tatimore janë në pjesën veriore. Duke filluar nga mos pagesa e energjisë elektrike, shfrytëzimi i ujit, kontributet sociale, tatimet në paga, në mbledhjen e mbeturinave dhe të gjitha aktivitetet tjera jetësore të cilave ata nuk i përgjigjen…Çështja e prezencës së institucioneve kosovare në pjesën e veriut është në pikat legale kufitare. Ka kontrolle të herëpashershme, por nuk janë të rregullta”, thotë Abiti.

Se akoma shiten produkte pa u tatimuar nga Administrata Tatimore e Kosovës në veri të Kosovës, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj thotë për KosovaPress që kjo ndërlidhet me evazion fiskal, sikur që ndodhë kjo dukuri në të tërë botën.

Murtezaj thotë se synojnë që të zhvillojnë autoritetin e tyre dhe t’ia pamundësojnë të gjithë tatimpaguesve që mos të veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

“Ajo mund të ndërlidhet me evazion fiskal, në gjithë botën ka. Ndoshta, ne mundemi me thënë që ne këtë dukuri duhet ta luftojmë sa më shumë që mos të lejojmë që në masë të madhe të jetë ajo dukuri e shfaqur. Janë 1097 tatimpagues që deklarojnë dhe paguajnë, por synimet tona janë që të zhvillojmë autoritetin tonë dhe t’ia pamundësojmë të gjithë tatimpaguesve që mos të veprojnë në shpërputhje me kërkesat ligjore. Pra, secili t’i paguaj detyrimet e tij. 20 punonjës të ATK janë të punësuar në regjionin Mitrovicës së veriut nga komuniteti serb”, thotë Murtezaj.

Ndërsa, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se biznese të ndryshme në veri të Mitrovicës janë zënë gjatë tentim kontrabandimit, përmes rrugëve malore, si nga pjesa veriore, ashtu edhe nga pjesë të tjera.

“Dogana punon me të gjitha bizneset në Kosovë, por rreth 95 përqind të bizneseve janë të rregullta, të cilat importet e tyre i kryejnë në mënyrë ligjore. Normalisht kemi raste që edhe biznese të ndryshme janë kapur gjatë tentim kontrabandimit(në veri)… të cilët tentojnë të kontrabandojnë sasi të mallrave përmes rrugëve malore, si nga pjesa veriore, ashtu edhe nga pjesë të tjera”, thotë Stavileci.

Ndryshe, funksionimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në pjesë veriore është i brishtë dhe sfidues për pjesën veriore që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme

Haradinaj kundër idesë së Thaçit për bashkim me Shqipërinë: Duam vetëm fqinjësi të mirë

Haradinaj kundër idesë së Thaçit për bashkim me Shqipërinë: Duam vetëm fqinjësi të mirë

A rrezikohet zgjerimi i BE-së pas zgjedhjeve Parlamentare?

A rrezikohet zgjerimi i BE-së pas zgjedhjeve Parlamentare?

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore

Ministria e Financave dhe Banka Botërore mbajtën tryezën e parë për Instrumentin për Zhvillimin e Politikave

Ministria e Financave dhe Banka Botërore mbajtën tryezën e parë për Instrumentin për Zhvillimin e Politikave

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë  sekuestron medikamente me origjinë të dyshimtë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë sekuestron medikamente me origjinë të dyshimtë

Haradinaj: Në Kosovë ekzistojnë plot vlera të përbashkëta- vlera që nuk ndajnë, por bashkojnë

Haradinaj: Në Kosovë ekzistojnë plot vlera të përbashkëta- vlera që nuk ndajnë, por bashkojnë

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë arsyeja pse Mustafa takoi deputetët e partisë së tij

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë arsyeja pse Mustafa takoi deputetët e partisë së tij

Eurostat publikon statistika të reja: Kosova vazhdon të ketë çmimin më të ulët të rrymës

Eurostat publikon statistika të reja: Kosova vazhdon të ketë çmimin më të ulët të rrymës

Aktakuzë për ngacmim seksual

Aktakuzë për ngacmim seksual

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MPB dhe IOM

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MPB dhe IOM

Zaev paralajmëron ndryshime në Qeveri, opozita kërkon zgjedhje

Zaev paralajmëron ndryshime në Qeveri, opozita kërkon zgjedhje

Mustafa takoi Ambasadorin e Francës, Didier Chabert

Mustafa takoi Ambasadorin e Francës, Didier Chabert

Ministri Ismaili nënshkruan Udhëzimin Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë

Ministri Ismaili nënshkruan Udhëzimin Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë

Opozita bojkoton seancën për Kosovën: Vuçiq dëshiron ta shëndrrojë Parlamentin në reality show

Opozita bojkoton seancën për Kosovën: Vuçiq dëshiron ta shëndrrojë Parlamentin në reality show