Në vendin ku qëndron motoçiklisti asfalti ishte i thatë, kurse pak metra larg tij binte shi i rrëmbyeshëm (Video)

E publikuar: 25/10/2018 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në rrugën e një qyteti kinez, kur një burrë ishte ndalur me motoçikletë në mes të rrugës në pjesën e asfaltit që ishte i thatë, ndërsa vetëm pak metra larg tij binte shi i rrëmbyeshëm.

Shoferi i motoçikletës i habitur me atë çfarë po ndodhte, po e vështronte me kujdes këtë fenomen natyror që të gjithë që kanë pasur rastin ta shohin janë shokuar, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen i rrallë njihet si “ndarje zonale” kishte zgjatur vetëm 10 minuta, ku më pas shoferi i motoçikletës kishte vazhduar rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Videoja është filmuar në qytetin kinez Yingtan në provincën Jiangxi, kurse fenomeni i njohur si “ndarja zonale” ndodh, kur shiu bie me intensitet të lartë në një hapësirë relativisht shumë të vogël. /Telegrafi/