Në vend të lotëve i rrjedhin pika të gjakut nga sytë (Foto/Video)

E publikuar: 01/11/2018 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjekët në Itali mbetën të habitur kur një burrë u shfaq në spital, pasi që sa herë që qante në vend të lotëve nga sytë i rridhnin pika gjaku.

Burri i paemëruar, nuk kishte lënduar fytyrën e as nuk ndjente dhimbje, por ajo çfarë e shqetësonte ishte fakti se nga sytë i rridhnin pika të gjakut, transmeton Telegrafi.

Por, pasi që kryen teste më të detajuara, mjekët zbuluan se ai vuan nga sëmundja e haemolacrias që i bën njerëzit të prodhojnë lot që kanë sasi të gjakut.

Gjakderdhja i kishte filluar vetëm dy orë para se të shkonte në spital, dhe i tërë procesi zgjati pak minuta. Sidoqoftë, ky problem iu shfaq sërish derisa po qëndronte në dhomën e pritjes.

Mjekët konstatuan se ai nuk kishte kancer apo tumor nën kapakët e syve. Ndërsa besohet se kishte vizituar spitalin e qytetit italian Messina në verilindje të Sicilisë.

Ende nuk dihet saktë se çfarë e shkakton gjakderdhjen nga sytë, ndërsa ky nuk është rasti i vetëm . Një grua 56-vjeçe vuan nga sëmundja e njëjtë. /Telegrafi/