Në shtratin e dashurisë kjo femër hyri ne mes Tunës dhe Ences

E publikuar: 16/10/2018 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Secila tenton të jetë më e veçantë se tjetra, jo vetëm Tuna apo Enca por secila këngëtare, shkruan Kosovarja.

Por kur bëhet fjalë për këta dy emra mund të themi shuam më shumë, sepse vërtetë sjellin projekte më unike si në këngë por edhe në pamjet e tyre të cilat vërehen lehtë ndryshimet.

Kjo verë ishte e bujshme për të dyja, Tuna bëri rikthimin me këngën ‘Chonga’ ku kjo këngë u prit gjatë për finalizim dhe erdhi si gjithmonë shumë e fuqishme.

Edhe për Encën ishte nje verë me plot angazhime e ajo që bëri një zhurmë të madhe ishte kënga ‘Dua’ një këngë e cila u përfol shumë për skenat e nxehta të këngëtares.

Enca brenda kësaj kënge ka një rrëfim jo të këndshme dashurie, Maria ‘mëkaton’ duke dashur një burrë të martuar. Edhe Maria e Tunës është ajo femra lozonjare e bukur dhe shumë e papërmbajtshme. Ndryshe Maria e Tunës është në bashkëpunim me Seven Saraqin, këngë kjo që po vazhdon të dëgjohet pafundësisht.