Në Shqipëri po përgatitet një protestë e madhe, ky është shkaku

30.06.2020 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në Shqipëri po përgatitet një protestë e madhe, ky është shkaku

Tashmë pas më shumë se një muaj nga shembja e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, aktivistë dhe artistë vijojnë sërish betejën ligjore për dy çështje të cilat janë lënë pezull.

Bëhet fjalë për ligjin special dhe VKM-në për kalimin e truallit të teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë.

Pavarësisht se në fillim, shembja e teatrit nxiti protesta masive, tashmë ato duket se janë zbehur.

Njëra prej aktivisteve të AMT-së, Lindita Komani u shpreh për Ora News se po përgatiten për protesta më të mëdha, por nuk dha detaje për kohën se kur do të organizohet.

Komani: Ne po përgatitemi çdo ditë për një protestë më të madhe. Aktualisht jemi me liven e prnatshëm nga zona e sheshit të teatrit. Përderisa të ketë një njftim zyrtar nuk mund të jap më shumë detaje. Duhet të ketë një mobilizim më të madh shoqëror. Tani është peridhë vere dhe është pak më e vështirë. Por do të ketë sëshpejti një protest më të madhe. Mundet që të ndodhi në vjeshtë. Por ne shpresojmë që të ketë një protestë që në verë. Ndërprerja e transportit publik e ka bërë shumë të vështirë për ne dhe për çdo person që të vijë në qendër të Tiranës. Kemi pasur shumë njerëz që vijnë sa herë që i lajmërojmë. Qytetarët janë shumë të indinjuar dhe të fyer pas shembjes.

Komani shpreson tek rifillimi i punës së Gjykatës Kushtetuese për të dhënë vendime mbi dy çështjet e lëna pezull.

Komani: Ne po bëjmë përpjekje në disa drejtime. Betejën ligjore. Shpresojmë që të fillojë nga puna Gjykata Kushtetuese në mënyrë që të marrë vendim për dy çështjet, ligjin special dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për të kaluar pronën nga Ministria e Kulturës në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë shpresojmë që Spak dhe Prokuroria të adresojë të gjitha paditë tona që kemi bërë. Presim të ketë dhe presion nga jashtë. Veçmas përpjekjeve diplomatike ne kemi bërë përpjekje tu drejtohemi medieve të huaja për të na dhënë zë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Irani regjistron shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga Covid-19

Irani regjistron shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga Covid-19

Shqipëria “hap dyert” për sezonin turistik 2020

Shqipëria “hap dyert” për sezonin turistik 2020

Mjeku Kalo: Shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19 te të rinjtë nën 35 vjeç

Mjeku Kalo: Shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19 te të rinjtë nën 35 vjeç

Gjithsej 3 mijë e 611 raste aktive me koronavirus në Maqedoni

Gjithsej 3 mijë e 611 raste aktive me koronavirus në Maqedoni

Aksident trafiku në Tiranë, lëndohen dy shoferët e makinave

Aksident trafiku në Tiranë, lëndohen dy shoferët e makinave

19 vjet nga marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe kryengritësve shqiptarë

19 vjet nga marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe kryengritësve shqiptarë

Koreja e Veriut thotë se nuk e ka në plan rifillimin e negociatave bërthamore me Amerikën

Koreja e Veriut thotë se nuk e ka në plan rifillimin e negociatave bërthamore me Amerikën

Drejtori i një banke në Elbasan pozitiv me covid19

Drejtori i një banke në Elbasan pozitiv me covid19

Italia regjistroi 235 raste të reja dhe 21 viktima nga koronavirusi

Italia regjistroi 235 raste të reja dhe 21 viktima nga koronavirusi

6 persona të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore, 147 raste të reja

6 persona të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore, 147 raste të reja

Publikohet numri i viktimave nga koronavirusi brenda një dite në Angli

Publikohet numri i viktimave nga koronavirusi brenda një dite në Angli

Kosovarët mbushin plazhet e Sarandës dhe Velipojës

Kosovarët mbushin plazhet e Sarandës dhe Velipojës

19 vdekje në 8 ditë prej koronavirusit në Shqipëri

19 vdekje në 8 ditë prej koronavirusit në Shqipëri

Franca dënon një luftëtar të IS-it për krimet e kryera në Siri

Franca dënon një luftëtar të IS-it për krimet e kryera në Siri

Anglia heq masa e karantinës për 56 vende

Anglia heq masa e karantinës për 56 vende

​Covid-19, vdesin dy persona në Shqipëri

​Covid-19, vdesin dy persona në Shqipëri