Në SHBA, telefonata dhe gjatë fluturimit

E publikuar: 10/12/2016 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë shpejt mundësia për të bërë telefonata gjatë fluturimit mund të bëhet realitet… të paktën në SHBA.

Qeveria ka propozuar që kompanitë ajrore të kenë autorizimin për ti lejuar pasagjerët të bëjnë telefonata nëpërmjet lidhjes wi-fi. Ky është një propozim i diskutueshëm dhe që ka ngre disa dyshime. Propozimi i Departamentit të Transportit ia lë zgjedhjen kompanive ajrore nëse të lejojnë apo jo telefonatat, por këto të fundit duhet të informojnë pasagjerët në momentin e blerjes së biletës nëse është i mundur si opsion apo jo.

Në të vërtetë në disa avionë lejohet teknikisht bërja e telefonatave duke përdorur lidhjen wi-fi, por kufizimet federale e ndalonin këtë lloj komunikimi zanor. Qindra kompani ajrore në Europë, pjesë e Asia apo Medio Oriente e ofrojnë këtë mundësi. SHBA nuk e kanë lejuar deri më sot për shkak të interferencave me kullën e kontrollit, por tashmë më shumë se çështje sigurie është e shqetësuar për mbrojtjen e konsumatorëve.