Në rrugët e Parisit, Elvana Gjata argëtohet me Jonida Vokshin / FOTO

E publikuar: 06/02/2016 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elvana Gjata është bërë personazhi kryesor i mediave rozë ditët e fundit. E gjendur në Paris prej disa ditësh, aty ku ka kaluar edhe ditëlindjen e saj të 29-të me miqtë e ngushtë dhe të afërmit, Elvana sot i është rikthyer fotografisë dhe stilit street style, të cilin tashmë e ka bërë të vetin sa herë gjendjet në qytetet më në zë të botës së modës. Dhe si mund të mbetej mënjanë Parisi?

Së bashku me mikeshën e saj të ngushtë, moderatoren Jonida Vokshi, Elvana ka realizuar disa foto në rrugët e Parisit, ku duket si një fashionista e vërtetë. Me një fustan të koleksionit të ri nga marka e njohur spanjolle Delpozo, trendi që propozon Elvana për sezonin e ri duket i mrekullueshëm, me ngjyra të forta dhe me lule.

145461126412445996_903974819717807_1488424347_n(1).jpgfaqe

145461131912534101_952505691495114_1720670453_n.jpgfaqe