“Në regjistrin për arrestim në veri 46 persona, serbë, shqiptarë e boshnjakë”

E publikuar: 31/05/2019 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në regjistrin për arrestim në veri të Kosovës janë gjithsej 46 persona në mesin e të cilëve ka policë e civilë të përkatësisë serbe, shqiptare e boshnjake, shkruan sot gazeta e Beogradit “blic”.

Në hetime dhe në lokalizimin e të dyshimtëve janë tetë institucione të Kosovës.

Gazeta thekson ta ketë pasur në shikim regjistrin e Prokurorisë së Kosovës në të cilën gjenden emrat e të gjithë atyre që dyshohen për kontrabandë, keqpërdorim pozitës zyrtare, marrjes së ryshfetit dhe korrupsion, transmeton Koha.net.

Nga gjithsej 46 të dyshuar, 25 janë serbë, nga të cilët 20 policë pjesëtarë të njësiteve të ndryshme, 5 civilë, pronarë firmash në veri të Kosovës. Të tjerët, 21, janë shqiptarë e boshnjakë.

Duke u thirrur në burime të paidentifikuara, siç thotë gazeta, nga ambasada me ndikim në Prishtinë dhe një zyrtari të rangut të lartë të EULEX-it, “blic” shkruan se hetimet kundër policëve kishin filluar në prillin e vitit të shkuar.

Policët, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarë të Policisë kufitare, janë përcjellë de janë përfshirë në planin operativ për kontrabandë i cili është zbatuar në veri dhe në jug të Kosovës .

“Prokuroria ka dëshmitarë të mbrojtur nga radhët e policisë e dëshmitë e tyre kanë të bëjnë me ryshfetin e marrë nga ndërmarrësit, transmeton Koha.net.

Në gjithë këtë aksion kanë marrë pjesë dy pjesëtarë të misionit të BE-së”, ka pohuar burimi i gazetës nga EULEX-i. Shtohet se ta të dy e flasin mirë serbishten, punojnë se si civilë dhe tash e disa vite janë me punë në EULEX.