Në rast takimi Spanja-Argjentina, Jordi Alba: Nuk e njoh në fushë Lionel Messin

E publikuar: 23/05/2018 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jordi Alba ishte mysafir i shout televiziv El Hormiguero të Antena 3, ku ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës, sezonin e Barcelonës dhe Kupën e Botës.

Mbrojtësi i Barcelonës, Alba është pjesë e skuadrës që është ftuar në botërorin Rusia 2018, ku spanjollët do të jenë në grup me Iranin, Marokun dhe Portugalinë.

Por, ai ka folur edhe për një duel të mundshëm me kombëtaren argjentinase, ku do të ishte përballë Lionel Messit.

“Unë do të preferoja dikush tjetër ta ndalte atë. Ai është më i miri në botë, nëse unë duhet ta ndal, të gjithë e dinë që nuk kam miq në fushë. Madje, nuk dua as që babai im të fitojë, kemi një marrëdhënie të mirë, por secili e mbron kombëtaren e vetë”, tha spanjolli.

Theksojmë se Julien Lopategui tashmë ka zbardhur listën me lojtarë ku shihet se disa prej yjeve nuk i ka ftuar, të tillë, si Alvaro Morata, Cesc Fabregas dhe Marcos Alonso.

Ndryshe, 29-vjeçari është pjesë e skuadrës që nga viti 2012, ku ka fituar katër herë titullin e La Ligës dhe njëherë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/