Në QKUK fillon vlerësimi i rrezikshmërisë në punë

E publikuar: 29/07/2019 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sektori për Mbrojtje dhe Sigurinë në Punë, i cili funksionon në kuadër të SHSKUK-së, ka realizuar për herë të parë vlerësimin e rrezikut në vendet e punës në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare- në QKUK.

“Duke marrë për bazë natyrën e punës së këtij shërbimi, fillimisht është bërë vlerësimi i rrezikut në këtë shërbim dhe gradualisht do të përfshihen të gjitha vendet e punës të njësive përbërëse të QKUK-së dhe SHSKUK-së, konform standardeve të kërkuara”, thuhet nw deklaratw.

Metodat e vlerësimit të rrezikut japin mundësi të identifikohen të gjitha objektet specifike, të cilat mund të dëmtojnë personat dhe mund të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme në punë, njofton Klan Kosova.

Ato japin mundësinë të vlerësohet serioziteti i një ngjarjeje të tillë të mundshme, si dhe të identifikohen zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen kundër këtyre pasojave.

Qëllimi është që përmes vlerësimit të rrezikut për Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare dhe shërbimet tjera në QKUK-SHSKUK, të përcaktohen masat e nevojshme për sigurinë në punë, si dhe përgjegjësitë për të krijuar kushtet më të sigurta dhe më të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës.

Gjatë aktit të vlerësimit të rrezikut, është bërë edhe trajnimi i punëtorëve nga moduli për aftësimin e punëtorëve për kryerjen e punëve në mënyrë të sigurt, nga lëmia e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ku edhe janë certifikuar.