Në Prishtinë deri në 5 orë reduktime të energjisë elektrike, qytetarët të indinjuar

E publikuar: 19/01/2018 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri në 5 orë, qytetarët në disa zona të vendit nuk kanë energji elektrike.

Ata thonë se ka tri javë që e kanë këtë problem dhe se kanë reduktime në kohë të ndryshme të ditës, raporton KTV.

Vetëm në lagjen “Mati” në kryeqytet, deri në 5 orë, këto ditët e fundit nuk ka pasur rrymë.

Në një përgjigje të shkurtër, KEDS-i pranon që nuk ka energji të mjaftueshme. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se po bëjnë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët me energji elektrike.

Por, KEDS-i është shumë i varur nga prodhimi prej KEK-ut, për të cilin jemi në dijeni që nuk ka qenë brenda suazave të planifikuara./koha.net/