Në përpjekje për të bllokuar Telegram, autoritetet Ruse bllokojnë edhe shërbimet e Google dhe Amazon

E publikuar: 24/04/2018 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google, Amazon dhe shërbime të tjera në Rusi janë goditur nga përpjekjet e Kremlinit për të bllokuar aksesin e përdoruesve në aplikacionin Telegram

Rusia ndaloi përdorimin e aplikacionit pasi kompania refuzoi të dorëzonte çelësat e enkriptimit.

Adresat e Google dhe shërbimeve të tjera cloud u goditën sepse Telegram përdorte infrastrukturën e tyre.

Në një qëndrim zyrtar në Facebook dhe mediat e tjera sociale, autoriteti rregullator i komunikimeve elektronike në Rusi, Roskomnadzor, tha se kishte bllokuar disa IP të Google sepse Telegram po i përdorte ato.

Nga ana tjetër Google tha se ishte duke hetuar raportimet ndërsa Amazon nuk ka dhënë një deklaratë. /PCWorld Albanian