Në një fabrikë në Prizren, dyshohet për të infektuar me Covid 19

E publikuar: 21/05/2020 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qytetin e Prizrenit sot është mbyllur një fabrikë. Kjo pas dyshimeve se disa pjesëtarë nga stafi i saj janë infektuar me Covid 19. Testimet për të njëjtit pritet që të bëhen gjatë ditëve në vazhdim.

Këto të dhëna i tha gjatë ditës së sotme në lidhje direkte për Express, drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu.

E mbrëmë në Prizren u konfirmuan edhe 8 raste të reja me Covid 19.