Në negociatat me Serbinë rreziku kryesor për Kosovën e ka emrin Hashim Thaçi

12.05.2020 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në negociatat me Serbinë rreziku kryesor për Kosovën e ka emrin Hashim Thaçi

Nga Xhafer Shatri

Historikisht, çdo luftë përfundon në një tavolinë. Poashtu historikisht, çdo komb në bisedimet luftëpërmbyllëse mbështetë delegacionin e tij dhe beson në të. Në Kosovë ka ndodhur dhe po ndodhë e kundërta. As 10% të shqiptarëve të Kosovës nuk i besojnë Hashim Thaçit, shefit të imponuar në negociatat me Serbinë.
Arsyet kryesore janë dy:

1. Në të gjitha bisedimet e gjertanishme, ku në emër të Kosovës ka vendosur Hashim Thaçi, siç është rasti për kufijtë me Malin e Zi dhe në negociatat me Serbinë në Bruksel e gjetiu, Kosova është ndarë si humbëse e thellë.

2. Në këto negociata ka dhe një problem tepër serioz që quhet konflikt interesi: Kryepërfaqësuesi i Kosovës në negociatat me Serbinë, Hashim Thaçi, është akuzuar ndërkombëtarisht si shef i një grupi të organizuar kriminal. Raporti i Këshillit të Evropës e konfirmon këtë. Dhe, siç dihet, Gjykata Speciale është themeluar në saje të të gjeturave të këtij Raporti.

Asnjë individ me minimumin e ndershmërisë dhe sensit për historinë nuk do t’ia lejonte vetës ta përfaqësojë vendin e tij, në çfarëdo fushe qoftë, me një barrë të tillë akoma të pasqaruar përmes një gjykimi të paanshëm.
Në këtë kuptim, në negociatat me Serbinë, Hashim Thaçi, shumë më tepër se për fatin e Kosovës, shqetësohet dhe negocion për fatin dhe lëkurën e tij. Prandaj, në shkelje të Kushtetutës, ai, me përdhunë, e ka uzurpuar postin e kryenegociatorit me Serbinë dhe po bën të pamundurën për të eliminuar politikisht, pa zgjedhur mjete, çdo rival politik që i del në udhë.

Në këto përpjekje të suksesshme shtetrrënuese ndihmën më të madhe kryemujsharit të Kosovës ia ka dhënë kryetari i përdhunshëm i LDK-së, dhelpra bishtdjegur, Isa Mustafa.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Avancimi i kombit shqiptar është investimi në lidership dhe inteligjencën emocionale

Avancimi i kombit shqiptar është investimi në lidership dhe inteligjencën emocionale

Nënkryetari i LDK’së: Janë pjesë e konsistencës së saj politike

Nënkryetari i LDK’së: Janë pjesë e konsistencës së saj politike

Presidenti 200 faqe në Gjykatë kundër lëndës së Vetëvendosjes

Presidenti 200 faqe në Gjykatë kundër lëndës së Vetëvendosjes

Ja kë e shkarkoi sot Kurti

Ja kë e shkarkoi sot Kurti

Në Mal të Zi, arrestohen disa klerikë sërbë

Në Mal të Zi, arrestohen disa klerikë sërbë

Beckham shihet me flokë të rralluara, dy vite pas transplantimit

Beckham shihet me flokë të rralluara, dy vite pas transplantimit

Në negociatat me Serbinë rreziku kryesor për Kosovën e ka emrin Hashim Thaçi

Në negociatat me Serbinë rreziku kryesor për Kosovën e ka emrin Hashim Thaçi

Ardian Hoxha: Mënyra më e mirë për ta ulur papunësinë

Ardian Hoxha: Mënyra më e mirë për ta ulur papunësinë

Dibra i hapi xhamitë

Dibra i hapi xhamitë

Në Vushtrri, dy punëtorë shëndetësorë të infektuar me COVID-19

Në Vushtrri, dy punëtorë shëndetësorë të infektuar me COVID-19

BioNTech: Rezultatet e para të vaksinës antikoronavirus dalin në korrik

BioNTech: Rezultatet e para të vaksinës antikoronavirus dalin në korrik

Muriqi në mesin e pesë lojtarëve më të shtrenjtë të Superligës së Turqisë

Muriqi në mesin e pesë lojtarëve më të shtrenjtë të Superligës së Turqisë

Kundër LDK’së edhe në Gjykatë, Vjosa Osmani kërkon të shpallet antikushtetues dekreti i Presidentit

Kundër LDK’së edhe në Gjykatë, Vjosa Osmani kërkon të shpallet antikushtetues dekreti i Presidentit

627 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, raportohet nga Mbretëria e Bashkuar

627 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, raportohet nga Mbretëria e Bashkuar

Kryetari i Prishtinës: Mund të vonojë relaksimin e masave

Kryetari i Prishtinës: Mund të vonojë relaksimin e masave

Studimet e fundit tregojnë se nuk sulmon vetëm mushkëritë koronavirusi, zbulojnë dëmtimet e organeve të tjera

Studimet e fundit tregojnë se nuk sulmon vetëm mushkëritë koronavirusi, zbulojnë dëmtimet e organeve të tjera