Në mungesë të urës, nxënësit e kalojnë lumin të hipur mbi tenxhere alumini (Video)

E publikuar: 28/09/2018 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa nxënës nga distrikti Biswanath i Indisë, po shfrytëzojnë tenxhere të thella alumini, që të dalin në anën tjetër të lumit, ku ndodhet shkolla tyre.

Me kujdes që të mos i lagin uniformat, të vegjlit me çanta në shpinë, shfrytëzonin duart si lopata që të lëvizin më shpejt, transmeton Telegrafi.

“Ndjehem i turpëruar dhe i zemëruar, që fëmijët duhet të rrezikojnë jetën nëpër tenxhere për të ardhur ë shkollë” ka thënë një mësimdhënës, i cili po kërkon të bëhet zgjidhje për nxënësit.

Mësohet se barka nga druri që e kishin deri më tani, është dëmtuar gjatë një vërshimi që e kishte përfshirë zonën.

Kur dedikimi tyre për të shkuar në shkollë u shfaq në media, shumë njerëz të vullnetit të mirë, kanë shprehur dëshirën t’ju ndërtojnë një urë. /Telegrafi/