Në mungesë të pemëve, zogjtë ndërtuan fole gjigante nëpër shtyllat e telefonit (Foto)

E publikuar: 05/03/2019 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mungesa e pemëve në Kgalagadi Transfrontier Park të Afrikës së Jugut, nuk i ka ndaluar zogjtë që foletë t’i ndërtojnë nëpër shtylla të telefonave dhe mbi shenja komunikacioni.

Imazhet e mahnitshme të realizuara nga Steve Toon dhe gruaja tij Ana, nga Northumberland e Anglisë, shfaqë foletë gjigante që mund t’i strehojnë deri në 500 zogj, transmeton Telegrafi.

Brenda tyre janë pjesët e ndara për pushim, ndërsa në hapësira të ndryshme, qëndrojnë shpezë që nuk janë të llojit të njëjtë.

Shumica prej tyre janë zogj endacak, që qëndrojnë në foletë nga fijet e sanës, që të ikin nga nxehtësia ditore që arrin deri në 40 gradë Celsius.

Këto struktura arrijnë deri në katër metra, me peshë deri në një tonelatë – megjithëse ndërtohen prej zogjve që nuk janë më të gjatë se 15 centimetra. /Telegrafi/