Në Mitrovicë hapet Panairi i Shkencës dhe Kulturës

E publikuar: 02/05/2019 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica“ është hapur “Panairi i Shkencës dhe Kulturës”.

Ky panair që organizohet për herë të 13-të nga nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi“ dhe komuna e Mitrovicës ku sivjet po marrin pjesë edhe nxënësit e shkollave tjera të mesme të Mitrovicës.

Anëtarët e Këshillit organizativ Edmond Ujkani, Sabrije Igrishta dhe Erëza Beka kanë thënë se në panair do të tregohen vlerat e nxënësve që kanë arritur në lëndët shkollore si Kimi, Fizikë, Biologji, Astronomi dhe sektori multimedial e teknologji, ato nga kultura e muzika dhe trashëgimia kulturore etj, si dhe do të ketë aktivitete nga fusha e bamirësisë.

Panairi është vizituar edhe nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Arsimit, Iset Beka si dhe ai për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci.

“Panairi i Shkencës dhe Kulturës”do të qëndrojë i hapur nga sot deri me datën 4 maj, nga ora 10:00 -17:00./klankosova.tv/.