Në Meksikë trajnimi për t’i stërvitur fëmijët që të përdorin armë, imazhet shqetësuese

E publikuar: 25/01/2020 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin, lidhur me organizimin e një trajnimi për t’i stërvitur fëmijët që të përdorin armë, pasi u shpërndanë imazhet shqetësuese të fëmijëve të realizuara në një zonë të dhunshme të Meksikës.

Të miturit, në mesin e të cilëve kishte edhe pesëvjeçar, janë shfaqur me fytyra gjysmë të mbuluara, ndërsa mbanin në duar armë të gjata, në regjionin e njohur si Guerrero, ku niveli i dhunës në vitet e fundit ka qenë mjaft i lartë, transmeton Telegrafi.

Vetëm një ditë, pasi u tha se fëmijët po trajnohen që t’ju shërbejnë grupeve kriminale, presidenti meksikan ka bërë të ditur se edhe kartelet e drogës janë duke rekrutuar fëmijë për nevoja të njëjta.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador, ka thënë se për shkak se programet sociale po u japin më shumë mundësi të rinjve për të studiuar ose punuar, kartelet e drogës po kanë probleme për të gjetur njerëz të aftë për sulme, andaj ata po rekrutojnë fëmijë.

“Ky veprim duhet të ndalohet në shpejtësi, duke e mbrojtur familjen dhe ndalimin e shkatërrimit të saj, forcimin material të familjes dhe mbrojtjen e vlerave, në mënyrë që fëmijët të mbahen në shtëpi dhe të shkojnë ën shkollë, ndërsa të shmanget mundësia e rekrutimit të tyre”, ka thënë mes tjerash Obrador.

Gjatë tërë javës, ka pasur debate se si duhet ndaluar ky fenomen, që jo vetëm se është i rrezikshëm, por edhe mund t’ju lë pasoja mendore.

Shpërndarja e disa imazheve, ku shihen 19 fëmijë që po ushtronin për të qenë mbrojtës rrugor të një grupi kriminal, ka pasur kërkesa të mëdha ndaj autoriteteve që ta ndalojnë këtë fenomen. /Telegrafi/