Në Maqedoni pezulohet puna e përmbaruesve

E publikuar: 02/04/2020 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Puna e përmbaruesve është ndërprerë deri në 30 qershor, pas publikimit zyrtar të një dekreti qeveritar me të cilën pezullohet zbatimin i punës së tyre në këtë periudhë, gjegjësisht gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të krizës me coronavirusin.

Punëdhënësit borxhlinjve, Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe transportuesit e pagesës së përfitimeve janë të detyruar të ndalojnë veprimet sipas urdhrave të lëshuar nga përmbaruesit deri më 30 qershor. Për ankesat e paraqitura, Gjykatat themelore janë të detyruara të marrin vendim, ndërsa Gjykatat e Apelit të vendosin për ankesat kundër atyre vendimeve.

Përmbaruesit janë të detyruar të ndalojnë ndërmarrjen e çdo veprimi përmbarimi, përveç në rastet e kërkesave të bazuara në mbështetje ligjore, shpërndarja e fondeve të që vijnë në llogaritë e tyre të veçanta, nëse përmbushen kërkesat ligjore, veprimet që pasojnë pas kryerjes së pagesës nga borxhlinjtë, ofertave të suksesshme publike ose shitjeve të drejtpërdrejta.