Në magjistralen Ferizaj-Kaçanik një aksident trafiku lëndohet rëndë një person

E publikuar: 13/06/2020 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik ku një person është lënduar rëndë.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklisti, teksa ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Infosot.

Drejtoria e Policisë së Kosovës ka konfirmuar lajmin.

“Rasti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklsti, me ç’rast ky i fundit ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK”, kanë thënë nga Drejtoria e Policisë së Kosovës.