Në listën e INTERPOL – it nga Kosova: edhe 22 persona të tjerë

E publikuar: 18/01/2017 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista prej 157 kosovarëve që kërkoheshin nga Interpoli për vepra të ndryshme penale, me kërkesë të Serbisë, është reduktuar në 22 persona.

Përveç liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, në këtë listë figuron edhe emri i ish komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla. Lista vazhdon me emrin e Lirim Jakupit e përcjell edhe me atë të Fadil Suleviqit aktualisht pjesëtar i Policisë së Kosovës e që mban pozitë të lartë në këtë institucion.

Edhe ish-komandanti i UÇK Shukri Buja, është në listën e të kërkuarve nga Interpoli me kërkesë të Serbisë. Ndërkohë, kjo listë përbëhet edhe nga shumë emra të tjerë që nuk janë të njohur aq shumë për opinionin.

Siç raporton transmetuesi publik, derisa në listën e mëhershme figuronin emrat e krerëve më të lartë institucionalë dhe ish-komandantëve të zonave të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë të fundit emrat e tyre nuk figurojnë.