Në Kukës sulmohet me gurë një autobus nga Kosova, flet pronari i kompanisë (FOTO)

E publikuar: 27/08/2016 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë në rrugën e kombit është sulmuar një autobus me udhëtarë. Pronari i kompanisë “Dalia” e linjës Gjilan-Durrës, Baki Jonuzi ka treguar se vetëm një dritë e autobusit është thyer pasi janë hedhur gurë në drejtim të tyre. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kukësit.

Jonuzi treguar se bazuar në informatat që kanë marrë sulmi është kryer nga disa fëmijë.

“Na ka gjuajtur me gurë. Dritën e kanë thyer”, ka thënë Baki Januzi, për Gazeten Express, pronar i kompanisë “Dalia”.

“Kanë gjuajtur me gurë. Një guri i ka rënë në dritë. Në Kukës edhe një veturë tjetër është dëmtuar. Policia ka ndërhyrë dhe kanë kryet punën e tyre”.

“S’ka pasur diçka serioze”, thënë shtuar ai.

Pronari i kësaj kompanie ka thënë se po të ishte vet duke vozitur nuk do të ndalej fare në Kukës aty ku ishte sulmuar autobusi i tij. Ka thënë se s’ka qenë diçka serioze.

Veç autobusit është dëmtuar edhe një veturë tjetër e cila ishte duke ecur në drejtim të Kosovës.

auto