NË KUJTIM TË SHOKUT SHPIRTËROR, MUHAMED SHKODRA – LEKA

E publikuar: 26/03/2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga: Avni Jashari

Të shkruash për Muhamedin është gjë e lehtë, sepse ai ishte njeri shumë i hapur dhe miqësor. Por të shkruash për Lekën është gjithashtu vështirë për shkak se ka qenë një person i pasur intelektualisht dhe i kompletuar, që thjeshtë vështirë është të rrumbullakohen në këtë shkrim. Dhe pastaj të shkruash për Muhamedin Shkodran – Lekën është e dhimbshme sepse ai nuk është më në mesin tonë fizikisht, por është edhe një konfronto në mes kësaj sepse isha shok dhe mik i tij i ngushtë, e kjo më bënë të lumtur.
Ideja se ishte një person i mirë ishte e menjëhershme. Kjo edhe ishte përshtypja ime e parë. Ndoshta të gjithë kemi të meta, sepse jemi prej mëkatarëve, unë në fakt ende mendoj atë që ne edhe më pastaj e diskutonim edhe me LEKËN, se ne duhet të japim kredi për ato tema delikate dhe të padukshme që na lidhin ndonjëherë për dikë apo diçka, madje le të shkojnë në këto raste edhe analiza shumë rigoroze.
Kishte shumë argumente të logjikshme që na lidhnin së bashku me këtë njeri, nga filozofia, astronomia, psikologjia e deri tek gjërat më të thjeshta jetësore që na rrethonin.

muhamed

Ajo që kam mësuar nga ky njeri nuk di ti definoj, janë shumë. Për ti marr gjërat seriozisht, por me gëzim duhet të angazhohem në shkëputjen e nevojshme të ironisë, që gjithmonë të merren mendimet e të tjerëve fillimisht. Ndërsa nga ana e kundërt të kesh besim të madh në vete për atë që percepton dhe mendon.
Vlen të theksohet se për këtë njeri, profesori i tij, Dr. Ferid Agani shprehët, se Muhamedin e bëjnë të përjetshëm veprat e tij, Leka ka qenë përj atyre që jetën e tij e ka plotësuar me vepra, shprehet Agani. Edhe sot e kesaj dite i kujtoi debatet me të për teorit e personalitetit, të Frojdit të Jungut, ku ai i pasuronte me origjinalitetin e tij të cilat nuk ishin të zakonshme për diskursin intelektual të kohës. Ishte kënaqësi të debatoje me të, fleksibil në pranimin e argumenteve dhe gjithmonë i gatshëm për zgjërimin e koncepteve, ai gjithëhër promovonte debate konstruktive ku edhe sa ishte student edhe profesoret mësonin nga ai, thot Agani.

Miku i tijë i hershëm, ish kryetari i LVV, Albin Kurti për Muhamedin shprehet: “Në jetë janë dy mundësi, ose të jetojmë gjatë ose të jetojmë shumë. Muhamedi nuk ka jetuar gjatë, por ka jetuar shumë, ne të gjithë ndoshta do të jetojmë më gjatë se ai, por e kam të pamundur të imagjinoi si do të jetojmë më gjatë se ai”. Kurti tutje shprehet se studimi për të ishte gjurmim i përhershëm për të vërtetën. Polemikat dhe debatet që Leka i ngriste na vënte të gjithëve në siklet, ka qenë shumë kënaqësi por njëkohësisht edhe vështirë të rrish me të. Muahmedi shpirtërisht do të jetë gjithëherë në mesin tonë, thotë Albin Kurti.
Ndihem dhe do të ndihem i lumtur që e kisha shok Lekën. Unë në këtë përvjetor kam për ti thënë vetëm këto, vetëm një imazh shumë të vogël e të zbehtë në krahasim me megalomanin e këtij njeriu. Kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të zgjatëm më shumë sepse vetëm në këtë mënyrë ai do vazhdoi të jetoi ende me ne.