Në kufi kapen 20 kilogramë drogë

E publikuar: 17/09/2018 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oficerët doganorë serbë në bashkëpunim me policinë kufitare në hyrje të kalimit kufitar të Preshevës nga Maqedonia zbuluan dje dhe ndaluan dy përpjekje për të kontrabanduar narkotikë dhe konfiskuan mbi 20 kilogramë drogë.
Siç njoftoi Drejtoria Doganore, janë kapur mbi 19 kilogramë dhe mbi një kilogram.

Rasti i parë ndodhi gjatë pasdites së të dielës kur doganierët kontrolluan një veturë të tipit “Mercedes” me targa shqiptare në kalimin kufitar nga Maqedonia.

Gjatë kontrollit, janë gjetur 26 pako (15.64 kg) marihuanë dhe dy pako (1.068 gramë ) heroinë.

Në rastin tjetër, tre pako marihuanë, që peshonin 3,948 gram drogë u gjetën te një 34 vjeçar, shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës, me targa të regjistrimit slloven.