Në Kosovë, Prishtina komuna e dytë më e prekur nga koronavirusi

E publikuar: 14/06/2020 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka dalë e dyta në listë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, ku deri tani në këtë pozitë ka qenë Prizreni.

Deri tani në Kosovë janë testuar mbi 18 mijë persona, ku prej tyre pozitivë kanë rezultuar 1 mijë e 437 persona, me gjithsej 32 raste të vdekjes.

Komuna më e prekur mbetet Vushtrria me 196 raste, pastaj Prishtina me 168 dhe Prizreni me 155 raste.

Në Kosovë sot janë konfirmuar 53 raste me koronavirus.

Rastet e reja sot me koronavirus vijnë nga Komuna e Vushtrrisë, Prishtinës, Fushë Kosovës, Istogut, Rahoveci dhe Vitia. /GS/