Në Kosovë askush i profilit të lartë nuk është dënuar për korrupsion në 5 vitet e fundit

04.06.2019 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në Kosovë askush i profilit të lartë nuk është dënuar për korrupsion në 5 vitet e fundit

Ndikimi i politikës në drejtësi po shihet si një prej faktorëve kryesorë që po shtynë apo zvarritë trajtimin në gjykata të rasteve apo aferave të dyshuara të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të cilat protagonistë janë edhe figura të njohura politike.

Zvarritja e lëndëve dhe ndikimi politik në drejtësi, përmenden edhe në Raportin e Progresit për vitin 2019, të lansuar këto ditë nga Komisioni Evropian.

Si ngecje në raport janë edhe dënimet e ulëta, korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe si dhe konfiskimi tepër i ultë i pasurisë së fituar në mënyrë joligjore. Raporti kritikon po ashtu edhe paaftësinë e gjyqësorit për t’i trajtuar me prioritet rastet e shënjestruara.

Me gjetjet e raportit pajtohen edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, të cilët thonë se zvarritja për vite të tëra e lëndëve ku janë të përfshirë persona të profilit të lartë, sjell shumë shpesh situatën e parashkrimit të lëndëve. Genc Nimoni nga organizata ÇOHU, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nuk ka vullnet për të vazhduar dhe proceduar këto lëndë.

“Jemi duke parë çdo ditë që rastet e profileve të larta të cilat janë edhe në shqyrtim po dështojnë. Kemi diku më shumë se 5 vjet që nuk e kemi asnjë të ndëshkuar të profilit të lartë për rastet e korrupsionit apo të krimit të organizuar. Kjo edhe njëherë dëshmon për mungesë të efikasitetit dhe të rezultateve të organeve të drejtësisë, në veçanti në ndjekje e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thotë Nimoni.

Një nga rastet e profilit të lartë në Kosovë, që konsiderohet se është zvarritur nga sistemi i drejtësisë, është rasti i njohur “Pronto”, ku protagonist kryesor është ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci si dhe 11 persona të tjerë, përfshirë ministri aktual, Besim Beqaj dhe deputeti Zenun Pajaziti.

Për këtë rast ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, Kosnett ka shkruar se sa më i rëndësishëm rasti gjyqësor, po shihet se procedurat ligjore po zgjasin më shumë.

“Kur do të shohim ne progres në rastin ‘Pronto’”, ka shkruar ambasadori.

Po ashtu ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se po ndërmarrë hapa për të mos iu lëshuar viza biznesi apo turizmi individëve nga Kosova që janë të përfshirë në raste të mëdha të krimit dhe korrupsionit. Aty, përmenden edhe disa raste të korrupsionit dhe krimit, për të cilat, ambasada amerikane shpreh shqetësimin, se si askush deri më tani nuk është duke u mbajtur përgjegjës.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezente në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, thuhet tutje në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se akterët brenda sistemit të drejtësisë nuk kanë guxim të merren me rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar ku janë të përfshirë njerëz të politikës.

Sipas tij, kjo tregon mungesën e profesionalizmit që të procedojnë këto lëndë varësisht afateve të cilat janë të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale.

“Ky është mesazhi më negativ i mundshëm, përderisa publiku e sheh se si një zyrtar i lartë nuk ka arrin të hetohet dhe të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm dhe kemi raste kur zgjasin me vite. Reagimi i ambasadës amerikane ishte përkitazi me rastin Pronto, i cili ndonëse përgjimet janë të një kohë shumë të largët, po ashtu edhe afera në publik ka kohë që ka dalë, dhe ende nuk kemi një përgjigje definitive nga institucionet e drejtësisë”, thotë Shala.

Në tre vjetët e fundit në Kosovë, asnjë zyrtar i profilit të lartë nuk është dënuar për korrupsion me aktgjykim të formës së prerë dhe burg efektiv.

Në prokuroritë dhe gjykatat vendore, mbesin ende qindra raste të papërfunduara që lidhen me korrupsionin. Ndërsa mungesa e efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimisht, është vlerësuar si pengesë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Në Kosovë askush i profilit të lartë nuk është dënuar për korrupsion në 5 vitet e fundit

Në Kosovë askush i profilit të lartë nuk është dënuar për korrupsion në 5 vitet e fundit

BE ‘shuplakë’ Serbisë, nuk do të hapet asnjë kapitull

BE ‘shuplakë’ Serbisë, nuk do të hapet asnjë kapitull

Gjermania kërkon 45.000 deri në 60.000 shoferë kamionësh

Gjermania kërkon 45.000 deri në 60.000 shoferë kamionësh

Vdes personi që u aksidentua teksa punonte në një shtëpi në Obiliq

Vdes personi që u aksidentua teksa punonte në një shtëpi në Obiliq

Tërnava fton për unitet qytetarët e spektrin politik

Tërnava fton për unitet qytetarët e spektrin politik

Shteti i ofron strehim, por gruaja rome e sulmuar nuk e pranon (VIDEO)

Shteti i ofron strehim, por gruaja rome e sulmuar nuk e pranon (VIDEO)

Daçiq e thotë haptas: Veriu s’mund të jetë nën sovranitetin e Kosovës dhe fund

Daçiq e thotë haptas: Veriu s’mund të jetë nën sovranitetin e Kosovës dhe fund

Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat