Në komunën e Pejës 35 raste me COVID-19, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

E publikuar: 17/06/2020 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Pejës aktualisht është ndër komunat me më së shumti raste të infektuara me COVID-19 në nivel vendi. Ku vetëm brenda pesë ditëve janë shënuar 35 raste të reja.

Përveç përhapjes në masë të madhe të rasteve me COVID-19, komuna në fjalë po ballafaqohet edhe me mungesë të automjeteve të urgjencës.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci rritjen e vatrave të infektimit në Pejë e vlerëson teje shqetësuese, derisa theksoi se nga 35 të prekur 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht i kemi 35 persona të prekur me COVID-19 që të gjitha këto raste në 5 ditët e fundit. Gjendja shëndetësore e tyre është relativisht e mirë dhe shumica prej tyre janë në vetëizolim në shtëpitë e tyre, ndërsa 2 prej tyre janë në klinikën infektive në gjendje pak më të rëndë shëndetësore”, deklaroi ai.