Në klipin e ri ‘Miracles’ shfaqen veshjet kombëtare shqiptare

E publikuar: 20/07/2017 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Miracle” është kënga më e fundit që sollën grupi i njohur britanik ColdPlay.

Kjo këngë transmeton një mesazh motivues për njerëzit e zhgënjyer, duke i bërë ata edhe më motivues drejt sfidave përpara.

Shumë i veçantë është edhe klipi i kësaj kënge, përderisa një nga detajet e tij tërheq syrin dhe vëmendjen e çdo shikuesi shqiptar.

Bëhet fjalë për një nga momentet kur në klip shfaqet një burrë i veshur me veshje kombëtare shqiptare.

Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i regjisorit që të shfaq këtë imazh në klip, megjithatë kjo skenë mund të vërehet te minutazha 2:20 e klipit. /Telegrafi/