Në këto lagje të Prishtinës do të kenë ndërprerje të ujit për tetë orë

E publikuar: 21/10/2016 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e Ujësjellësit Rajonal, njofton konsumatorët e zonave të shërbimit: Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë se, ditën e diel më 23 tetor, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 09:00-17:00, gjithsej 8 orë.

Zonat që do të kenë reduktime të kohëpaskohshme brenda 8 orëve janë lagjet: “Bregu i Diellit”, “Muhaxhirët”, “Dodona”, “Sofalia”, “Ulpiana”, “Dardania”, “Aktash”.

Në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohemi që me të gjitha mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër, ashtu siç kemi arritur ta bëjmë edhe gjithmonë herëve të kaluara.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubit DN 600 nga pjesa e filtrave të rinj te tubat tjerë ekzistues brenda fabrikës, pjesë me të cilën do të fillojnë edhe testimet paraprake të fabrikës – filtrave të rinj në Badoc.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të sipërpërmendura”, thuhet ndër të tjera në komunikatën drejtuar mediave.