Në këtë vend zgjodhi të relaksohet Ledri

E publikuar: 18/12/2017 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi Ledri Vula është ndër artistët më të suksesshëm të estradës dhe njëherësh ndër më të kërkuarit.

Edhe pse sezona e ngjeshur e verës ka përfunduar, Ledri ende është shumë aktiv me koncerte brenda dhe jashtë Kosovës, shkruan lajmi.net.

Por, krahas punës së tepërt artistët tanë gjejnë pak kohë edhe për pushim duke u larguar nga përditshmëria.

Reperi Ledri Vula këto ditë ka zgjedhur të relaksohet në Brezovicë dhe nga atje po sjell imazhe të vendit ku po qëndron, por nuk ka treguar se kush po e shoqëron.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Ledri është kënga “Dje&Sot”, këngë kjo të cilën e solli në duet me reperin Noizy.