Në Itali zgjidhen më të mirët: Juventusi, Max Allegri dhe Mauro Icardi mbretërojnë në Serie A

E publikuar: 03/12/2018 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I njohur si festivali i futbollit italian, nën drejtimin e presidentit të FIGC, Gabriele Gravina dhe nënsekretarin Giancarlo Giorgetti, janë zgjedhur më të mirët në Itali.

Juventusi u zgjodh si ekip më i mirë i vitit, ndërsa trajneri më i mirë është zgjedhur Max Allegri.

Gianluca Rocchi është zgjedhur si gjyqtari më i mirë i sezonit të kaluar gjatë ‘Gran Galà del Calcio Aic’.

Mauro Icardi i ka fituar dy çmime, atë si lojtari më i mirë i vitit dhe të golit më të bukur të votuar nga publiku.

Portieri më i mirë u shpall Alisson Becker për sezonin 2017/18.

Lojtari më i mirë i ri u shpall Sandro Tonali i Brescias.

Formacioni ideal i sezonit të fundit është 4-3-1-2 me Alisson; Anulo, Chiellini, Koulibaly, Alex Sandro; Nainggolan, Pjanic, Milinkovic-Savic; Dybala; Icardi. /Telegrafi/