Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative

30.03.2020 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative

Istogu deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19. Madje, nga kjo komunë po thonë se nuk ka as raste të dyshuara, raporton Express

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj, ka thënë për Express se më herët ka pasur raste të dyshuara, por ato kanë rezultuar negative.

“Ka pasur më herët shëetësime, por nuk ka dalur asnjë rast pozitiv. Dy familje që kanë qenë të izoluara për shkak të kontasktit me vajzën nga Klina e cila ka dalë pozitive, nuk kanë pasur simptoma dhe e kanë kaluar kohën e izolimit 14 ditor”, ka thënë Osmanaj.

Osmanaj ka theksuar se ka persona që kanë ardhur nga jashtë, por po qëndrojnë të vetizoluar.

“Ka qytetarë që kanë ardhë nga jashtë, por po qëndrojnë të izoluar. Ka edhe prej konvikteve që kanë ardhur, ku kanë qenë të karantinuar, edhe ata po qëndrojnë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, situata në Istog është nën kontroll”, ka deklaruar ai.

I pari i shëndetësisë së Istogut ka bërë të ditur se sot kanë pranuar furnizime nga Minisitria e Shëndetësisë për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ndërkohë, numri i të prekurve me virusin COVID-19 në Kosovë, mbrëmjen e së dieles ka shkuar në 94.

Tani më janë kryer më shumë se 1 mijë testime ndërsa rezultojnë 94 persona të prekur me virusin Covid-19 në Kosovë.

Shumica e vendeve ku ka të prekur me virus janë izoluar me vendim të autoriteteve.

Komuna e Malishevës ka më së shumti të prekur. Pasi u konfirmua edhe një rast kontakti nga fshati Kijevë i kësaj komune, numri total i të prekurve ka shkuar në 33.

Pas kësaj komuna me më së shumti të prekur është Gjilani me 15 persona.

Në kryeqytet ditët e fundit po shtohen numrat e të prekurve. Tani janë 14 të prekur gjithsej, ndërkohë në komunën e Vitisë janë 7 të prekur.

Vushtrria dhe Gjakova kanë nga 6 të prekur ndërsa Podujeva 4. Në këtë komunë një person ka ndërruar jetë pas u infektua, ndërsa një tjetër nga Podujeva është shëruar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se komuna e Klinës prej datës 6 prill nuk do të jetë më në karantinë. Kjo ishte ndër komunat e para kur u shfaq një person i prekur me koronavirus. Por, një femër që kishte ardhur nga Italia ka mbetur e vetmja që ka rezultuar e prekur.

Ndërkohë, në komunat Ferizaj, Obiliq, Prizren, Lipjan, Shtime dhe Pejë ka vetëm nga një rast të të prekurve me virusin Covid-19.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Von Cramon pas deklaratës së Borrellit: Shkëmbimet territoriale në Evropë janë të rrezikshme

Von Cramon pas deklaratës së Borrellit: Shkëmbimet territoriale në Evropë janë të rrezikshme

Sot 87 persona të shëruar dhe vetëm një i infektuar me koronavirus

Sot 87 persona të shëruar dhe vetëm një i infektuar me koronavirus

Vjosa Osmani: Për ndryshim të kufijve! Kosova është projekt i paprekshëm

Vjosa Osmani: Për ndryshim të kufijve! Kosova është projekt i paprekshëm

Ish/këshilltari thotë se u sakrifikua nga Kurti

Ish/këshilltari thotë se u sakrifikua nga Kurti

3.520 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi

3.520 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi

Pas 150 vjetëve shfaqet ariu në një park natyror në Spanjë

Pas 150 vjetëve shfaqet ariu në një park natyror në Spanjë

Reagon Thaçi : Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për çështjen e mandatarit

Reagon Thaçi : Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për çështjen e mandatarit

Bartja e maskave të reja

Bartja e maskave të reja

Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?

Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?

Regjistrohet numri më i ulët me koronavirus në dy muaj e fundit në Itali

Regjistrohet numri më i ulët me koronavirus në dy muaj e fundit në Itali

Midis 867 rasteve të reja të konfirmuara mw koronavirus, 73% (631) janë profesionistë të shëndetësisë në vend, Spanjë

Midis 867 rasteve të reja të konfirmuara mw koronavirus, 73% (631) janë profesionistë të shëndetësisë në vend, Spanjë

Menaxhone prindërimin si prind i vetëm

Menaxhone prindërimin si prind i vetëm

Sekretari i OECD, i thotë Kurtit se është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës pas pandemisë

Sekretari i OECD, i thotë Kurtit se është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës pas pandemisë

50 fanellat më të bukura në histori të futbollit

50 fanellat më të bukura në histori të futbollit

Në Gjevgjeli marrin nga 1.000 euro gjobë personat që luanin valle

Në Gjevgjeli marrin nga 1.000 euro gjobë personat që luanin valle

Deputeti i PDK’së: Ka manipuluar me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus, Arben Vitia

Deputeti i PDK’së: Ka manipuluar me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus, Arben Vitia