Në iPadin e djalit të ish-diktatorit Gaddafi gjenden imazhe e video tronditëse

E publikuar: 19/12/2015 00:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hannibal-Gaddafi-dhe-bashkëshortja-e-tij-Aline-Skaf Hannibal Gaddafi dhe bashkëshortja e tij, Aline Skaf

Një iPadin që thuhet se i përkiste djalit të vogël të ish-diktatorit libian, Muammar Gaddafi, janë gjetur me qindra imazhe tronditëse, apo që tregojnë për luksin e shfrenuar të familjes në fjalë.

2

Hannibal Gaddafi, akuzohet për një sërë akuzash të rënda, si dhunë, torturë, rrëmbime e të tjerë.
3

Në iPad, u zbuluan rreth 1700 imazhe të të burgosurve që rriheshin dhe torturoheshin.

33

Ato zbulojnë një anë shumë të errët të stilit të jetës së Hannibal Gaddafit. Aty janë gjetur fotografi të njerëzve me sy të nxirë dhe të gjakosur në fytyrë.

Hahhnibal-2

Dyshohet se bëhet fjalë për njerëz të izoluar në burgun famëkeq “Bosleem”, në Tripoli. Gjithashtu në tabletë janë gjetur me dhjetëra video, ku duken torturat që iu bëhen të burgosurve gjatë marrjes në pyetje.

Hannibal

Por kjo nuk është hera e parë që Hannibal Gaddafi akuzohet për dhunë.