Në iOS mund të përdorni simbolin e Bitcoin por me një kusht

E publikuar: 20/02/2019 03:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vit më parë një përdorues i Reddit postoi në rrjetin social duke thënë sikur iPhone të kishte një simbol “B” të Bitcoin në tastierë.

Simboli do ti jepte një legjitimitet monedhës dhe të ndihmonte në adoptimin e saj. Ndërsa Apple nuk ka vepruar, rivalët e mëdhenj e kanë bërë dhe pikërisht në iPhone.

Google shtoi simbolin “B” të Bitcoin në tastierën Gboard por vetëm për përdoruesit e iOS. Nuk dihet arsyeja pse ka zgjedhur të mos e aplikojë edhe tek tastierat në Android.

Për ta aksesuar mjafton të përdorni Google Keyboard dhe të mbani të shtypur mbi simbolin e dollarit derisa të shfaqen simbolet e monedhave kryesore.

Simboli i Bitcoin lokalizohet në të majtë por si do të inkurajojë adoptimin një simbol kaq i vogël?

Me shumë gjasa njerëzit nuk kanë për tu turrur për të blerë Bitcoin ato ti luten një dyqani në rrugë të pranojë monedhën thjeshtë sepse një simbol i ri është shtuar në telefon.

Por është një vlerësim që një gjigant i uebit që ka qëndruar kaq shumë larg kriptomonedhave të ofrojë diçka të tillë. Kompania në të kaluarën ka ndaluar edhe reklamimin e projekteve crypto por që ndalimi u hoq më pas. Një hap i vogël por pozitiv. /PCWorld Albanian