Në institucionet arsimore parauniveristare vendosen kutitë e ankesave

E publikuar: 11/02/2019 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.

Për zbatimin e këtij vendimi, ministri Bytyqi ka obliguar drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare – minimumi 1 vit.

Siç thuhet në njoftim, këtë vendim ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar. /Lajmi.net/