Në Infektivë janë 15 persona me koronavirus, 2 në gjendje të rëndë

E publikuar: 06/05/2020 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

6 maj gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë, por prej tyre me Covid -19 janë gjithsej 15 raste.

Sipas raportit ditor të Infektivës, në gjendje të rëndë janë 2 persona.

Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 9 raste janë në gjendje stabile,

• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

“Përndryshe nga gjithsej 5 pacientë Covid-19 pozitivë dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar”, thuhet në raportin e Infektivës.

Tutje, theksohet se sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.

“Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë”, përfundon raporti.