Në Infektivë 7 raste me COVID-19

E publikuar: 20/05/2020 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në klinikën Infektive të QKUK-së, me 20.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19, është si vijon:

3 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar.