Në imazhet e shkrepura, shtatorja duket sikur po pluskonte në ajër (Foto)

E publikuar: 26/01/2018 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marisa Brathwaite po shëtiste me të birin dhe partnerin në sheshin e Stirling të Skocisë, ku i fotografoi para shtatores së Robert the Bruce.

Por, me të parë imazhet, u habit kur pa se statuja e mbretit të hipur në kalë, dukej sikur ishte duke pluskuar në ajër, transmeton Telegrafi.

Selfie para shtatores që ‘pluskonte’

“Ishte larguar prej bazamenti dhe qëndronte pezull, nuk më besohej çfarë shihja”, ka shkruar Braithwaite, për pamjet që më pas u shpërndanë në internet.

Mashtrimi optik që shkaktoi bora

Këtë mashtrim optik, e kishte shkaktuar shtresa e borës që kishte ngjyrën e njëjtë, sikur qielli i ngrysur që ishte në fond. /Telegrafi/