Në Graçanicë fshihët mbishkrimin provokus në gjuhën serbe “Kosovo je serce Serbije”, tash mundë ta lexoni “Kosova është Shqipëri”

E publikuar: 21/02/2020 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre të rinjë atdhedashës nga Prishtina, me vetë iniciativë kanë arritur që ta fshijnë nga një mur në Komunën e Graçanicës, shkrimin provokues të shkruar në gjuhën serbe, “Kosova je serce Serbije”, duke e zëvendësuar me një tjetër prullë, “Kosova është Shqipëri”.

Për gazetën online Infosot, njëri nga ta ka thënë se ishin ndjer të fyer sa her kalonin në këtë rrugë, nga ky shkrim. Ai shtoi se, edhe pse kishte qytetar serb aty afër dhe i panë nuk e fshirë, nuk reaguan fare.

Këtë shkrim deri dje keni mundur ta lexoni nëse keni kaluar nëpër Graçanicë.

Ndaj këtij shkrimi ka pasur edhe reagime të tjera në institucionet qëndrore të Kosovës, por as një here nuk është ndërmarr as një veprim konkret për ta heçur.

Në këtë komunë që kryesisht banohet me qytetar serb, që nga çlirimi i vitit 1999, ka pasur provokime të ndryshme, dhe heshtje nga institucionet.

Në fund krejtë, njëri nga të rinjët pati një mesazh.

‘Një simbolikë që për ne ka domethanje të madhe’