Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot vendoset për “Syrin e Popullit”

E publikuar: 16/01/2020 07:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës Prishtinë, 16 janar – Zyra e Avokatit Ramiz Krasniqi nga Prishtina ka njoftuar se sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër prof. dr. Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari. Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqes vet i akuzuari, dr. Sadri Ramabaja, si dhe avokati.

Avokati Krasniqi ka deklaruar se siç dihet, profesori, publicisti dhe intelektuali i mirënjohur, dr. Sadri Ramabaja, po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri juridike dhe ligjore.