Në Gjilan u mbajt mitingu ndërkombëtar i motoristëve

E publikuar: 24/05/2015 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët e Gjilanit janë mahnitur dje gjatë tërë ditës nga mitingu ndërkombëtar i motoristëve, të cilët kanë zbarkuar nga të gjitha trojet shqiptare, pastaj nga Zvicra, Gjermania, Austria si dhe vendet e rajonit.

Kjo ngjarje është organizuar nga “Steelwings MC Gjilani” me përkrahjen e parazervë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Qindra motoristë kanë bërë parada për qytetarët e Gjilanit, ngjarje kjo që është vlerësuar si 0e paparë deri më tani në këtë qytet.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, këtë ngjarje e ka vlerësuar edhe si një Panair ndërkombëtar të motoristëve, ndërsa ka shprehur zotimin se edhe në vitet tjera Gjilanit do të jetë nikoqir i kësaj ngjarje me mbështetje të plotë.

“Gjilani është i hapur dhe mirëpret ngjarjet si kjo, e cila e ka dhënë hijeshi qytetit. Është shumë e rëndësishme që Gjilanin po e shëndrrojmë në një qendër të zhvillimeve rekreative, kulturore, e sportive. Këtë ngjarje do ta cilësoja edhe si Panair ndërkombëtar të motoristëve. Unë shpreh zotimin tim që Komuna e Gjilanit do të përkrah këtë ngjarje edhe në të ardhmen dhe Gjilani do jetë i gatshëm që të jetë nikoqir i kësaj ngjarje edhe në vitet tjera”, tha kryetari Haziri.

Festa ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes me rock koncert, i mbajtur para Teatrit të Qytetit.