Në Gjilan policia paralajmëronë qytetarët: Duhet ta respektoni urdhëresën e Qeverisë, nëtë kundërtë dënoheni me 2 vjet burgim

E publikuar: 26/03/2020 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarëve të Gjilanit, Policia Rajonale e Gjilanit, ka kërkuar nga qytetarët të respektohët vendimi i Qeverisë, për limitet e kohës së lëvizjes në këtë kohë kur po përballemi me pandeminë Covid-19, pasiqë janë të detyruar të marrin masa ndëshkimore.

Sipas komunikatës të lëshuar nga Policia, kush nuk do ta respektojë këtë vendim do të dënohet deri në 2 vite me burg.

“Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë: “Neni 250, të KP , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet””, thuhet në komunikatë.

Komunikata për media:

Me 24 mars 2020 ka hy në fuqi urdhëresa e Qeverisë së Kosovës Nr. 130/2020 në bazë të së cilës është caktuar koha dhe limitet e lëvizjes së qytetarëve.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë: “Neni 250, të KP , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”

Masat e ndërmarra kanë vetëm një qëllim, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, preventimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 që tani ka marrë përmasa botërore.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj për të mirën e qytetarëve të saj.