Në Gjilan nis normalizimi i jetës

01.06.2020 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, sot është mbledhur për të analizuar situatën pas vendimit të qeverisë për masat lehtësuese të fazës së tretë, të zhvillimit të jetës normale në Kosovë, njofton Scanner.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar edhe nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve lokale e rajonale, në adresimin para mediave, ka thënë se janë në koordinim të plotë për zhvillimet e fundit dhe njëkohësisht kujdesin për rastet që janë ende në vetizolim për parandalimin e Covid-19.

“Përkundër vendimit të qeverisë për masat lehtësuese në fazën e tretë, ne sot kemi diskutuar për gjendjen e 27 rasteve të cilat edhe më tutje në bazë të rekomandimeve profesionale, janë duke qëndruar në vetizolim, deri në shërimin e plotë nga Covid-19. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile dhe me simptoma të lehta. Këto dy-tri ditë do të bëhet përsëri ritestimi i tyre dhe shpresojmë shumë që rezultatet të jenë negative. Drejtoria e Shëndetësisë është në kontakte të vazhdueshme dhe po trajtojnë secilën kërkesë që vjen nga këto familje, duke i falënderuar për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë Ismajli.

Ai ka potencuar se sot në Gjilan ka filluar të normalizohet jeta, ku pjesa më e madhe e bizneseve që lejohen të punojnë në bazë të këtij vendimi, kanë filluar punën dhe aktivitetin e tyre, që po përcillet nga puna në terren e inspektorëve komunalë, në bazë të rekomandimit të masave të parapara të veprimit.

“Bizneset e Gjilanit janë duke respektuar masat lehtësuese dhe konform rekomandimeve profesionale. Ka shumë paqartësi në vendimin e mbrëmshëm, por zyrtarisht do t’i drejtohemi Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë për të vepruar në bazë të planit që ka Komuna e Gjilanit për këtë fazë”, ka njoftuar Ismajli.

Në njoftimin për çerdhet që me vendimin e qeverisë mund të fillojnë sot, Gjilani nuk do ta bëjë këtë, sepse është vlerësim i profesionistëve, që ato duhet të dezinfektohen dhe të sigurohet plotësisht që gjithçka është gati për t’i hapur ato.

“Sot dhe nesër do ta bëjmë dezinfektimin  e cerdheve dhe vlerësimi profesional se a është gjithçka në rregull për të filluar puna, në mënyrë që fëmijët e Gjilanit të jenë të sigurtë në Institucionet parashkollore”, ka njoftuar ai.

Ismajli ka hequr të gjitha dilemat edhe sa i përket realizimit të projektit në qendër të qytetit, që ditëve të fundit janë ngritur nga individë dhe grupe të ndryhme politike.

“Në qendër të qytetit të Gjilanit është duke u realizuar projekti i zgjerimit të rrugës, rregullimit të trotuarit dhe njëkohësisht ruajtja e hapësirës publike. Duhet të hiqet dilema e qytetarëve apo e atyre janë ndikuar nga deklaratat opozitare duke rënë në grackën e opozitës se ‘po prishet parku e kualifikime të tjera’. Parku mbetet i njejti, hapësira gjelbëruese gjithashtu, por e mira është investimi i infrastrukturës nëntokësore, rregullimi i trotuarit sipas standardeve dhe i rrugës njëkohësisht”, ka thënë mes tjerash, nënkryetari Arbër Ismajli.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Video gjatë festës së Mike Tyson me Tupac, natën kur ky i fundit u vra

Video gjatë festës së Mike Tyson me Tupac, natën kur ky i fundit u vra

Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon

Është futur Trump në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

Është futur Trump në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

Ekstradohet i dyshuari në Kosovë, ka kryer vrasje para 18 vitesh në Ferizaj

Ekstradohet i dyshuari në Kosovë, ka kryer vrasje para 18 vitesh në Ferizaj

Avokati i Popullit: Dëmshpërblim për qytetarët që u arrestuan gjatë epidemisë

Avokati i Popullit: Dëmshpërblim për qytetarët që u arrestuan gjatë epidemisë