Në Gjilan konfirmohet rënie e rasteve aktive dhe të të hospitalizuarve me COVID-19

E publikuar: 30/09/2020 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është mbajtur të mërkurën mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan.

Nënkryetari, Arbër Ismajli ka thënë se Gjilani ka rënie të rasteve aktive me COVID-19 dhe të të hospitalizuarve.

Ismajli ka konfirmuar se tashmë janë vetëm 65 raste aktive me virus dhe 11 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm.

Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1015 të infektuar në total, 906 të shëruar plotësisht dhe 44 të vdekur.