Thriller në Gjakovë: Punësoi vrasësin e tij dhe vdiq duke tentuar pengimin e vetëvrasjes së tij

E publikuar: 18/07/2017 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opinioni publik u trondit nga një vrasje dhe vetëvrasje që ndodhi mbrëmë në një fshat të Gjakovës. Madje në një restorant.

E një ditë pas kësaj ngjarjeje tragjike u zbulua edhe e vërteta. E kjo e vërtetë shpërfaq një histori e cila rrallëherë dëgjohet në lajmet e kronikës së zezë.

Gjithçka kishte filluar para një viti. Rrëfimin për këtë ngjarje e ka treguar famullitari i kishës Katolike në Gjakovë, Nue Kajtazi, i cili i njihte të dy viktimat shumë mirë.

Para një viti Kristë Memaj kishte tentuar të bëjë një vetëvrasje si pasojë e burgosjes në Bosnjë dhe zhytjes në fajde.

E për t’i ofruar ndihmë, aty ishte Pjetër Memaj, që ishte pronar i restorantit “Glory”.

I kishte ofruar një vend pune, jo vetëm atij por edhe gjithë familjes së Kristit.

Por kjo i ka kushtuar atij me jetë. Të hënën Kristi kishte tentuar përsëri të bënte vetëvrasje. Pjetri kishte tentuar ta ndalojë këtë akt të tij. Por kjo i mori jetën.

Kristë Memaj 45 vjeç qëlloi për vdekje kushëririn e afërt, Pjetër Memajn, 55 vjeç, pasi ky i fundit deshi ta ndalonte Kristin të bëjë vetëvrasje. Rasti ndodhi të dielën rreth orës 19:00.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Viktima numër 1 ka tentu ta parandaloj vetëvrasjen e viktimës numër 2, tash të dyshuar dhe në ato momente ai ka shtënë në drejtim të tij dhe menjëherë në drejtim të vetës dhe aty për aty kanë gjetur vdekjen të dy”, tha policia.

Pjetër Memaj përpos që ishte një biznesmen ai kishte punuar edhe në Kishën e Gjakovës. Kishte punuar edhe si këshilltar i famullitarit Nue Kajtazi. Ai ka vetëm fjalë të mira për të. /express/