Në fundjavë parashihet të ketë reshje bore në Kosovë

E publikuar: 22/12/2020 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik parashikon se të mërkurën dhe enjten do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë relativisht të ngrohta për periudhën që jemi por nga dita e premte e tutje parashihet mot jostabil, i përcjellur me reshje shiu dhe bore.

Njoftimi i plotë:

Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike do të kemi rritje në të dy vlerat ekstreme, ndërsa në fushat barike priten rënie të lehta, duke e prishur këtë situatë meteorologjike. Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë relativisht të ngrohta për periudhën që jemi por nga dita e premte e tutje parashihet mot jostabil, i përcjellur me reshje shiu dhe bore. Gjatë vikendit sikur kemi paralajmëruar do të ketë rënie të theksuara të temperaturave dhe reshje bore, kryesisht ditën e shtune. Temperaturat gjatë dy ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Kjo dinamikë e motit do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do to të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.