Në fundjavë nis vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë në Shqipëri

E publikuar: 15/04/2021 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Do të nisë këtë fundjavë vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë.Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga Instituti i Shëndetit Publik.Sipas Kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa në vend ka rreth 40 mijë punonjës vetëm në sistemin e hotelerisë.

Ndërkohë burime për Euronews Albania bëjnë me dije se vaksinimi do kryhet në qendrat e përqendruara të çdo qyteti nisur nga dita e dielë.

Në të gjithë vendin sektori i turizmit ka rreth 93 mijë punonjës.Deri më tani vendi ynë ka siguruar mbi 2.5 milionë doza vaksinash kundër COVID.Duke marrë parasysh se nevojiten dy injeksione për person, sasia e dozave të siguruara mund të mbulojë rreth 45% të popullsisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani në vend janë kryer 281,254 doza të vaksinës kundër Covid-19, duke mos-saktësuar sesa persona kanë marrë një dozë dhe sa të tjerë janë injektuar plotësisht