Në fundjavë, Mali i Zi hap kufirin me Kosovën

E publikuar: 01/07/2020 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi paralajmëron hapjen e kufijve të Malit të Zi ndaj shteteve të rajonit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtohet sezoni turistik në Ulqin dhe më gjerë.

Ai ka konkretizuar se në listën e shteteve ndaj të cilit Mali i Zi do të hapë kufijtë është edhe Kosova e Shqipëria. Kufiri sipas kryetarit të Ulqinit do të hapet në mbarim të kësaj jave dhe turistët do të mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi pa pasur nevojë të dëshmojnë se janë negativ nga virusi Covid 19, njofton Gazeta Ulqini.

Z. Nrekiq pohon se hapja e kufirit me Kosovën ka rëndësi të dorës së parë pasi nga ky vend vijnë rreth 70 përqind e turistëve. Mundësinë e hapjes së kufijve të Malit të Zi ndaj shteteve të rajonit e kanë vërtetuar edhe burime nga Ministria e Turizmit.

Nga Trupi Nacional Koordinues i sëmundjeve ngjitëse të Malit të Zi dje janë shprehur se pas hapjes ndaj vendeve të BE-së do të shqyrtojnë mundësinë për hapjen e kufijve ndaj shteteve të rajonit.