Në fund të nëntorit mbahet Forumi Ekonomik i Diasporës

E publikuar: 21/10/2017 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Naim Dedushaj dhe Lorika Tahiri.

Në takim është diskutuar për organizimin e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare, që do të organizohet më 25 dhe 26 nëntor në Prishtinë, e që ka për qëllim lidhjen e diasporës me bizneset në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar iniciativën për një forum të tillë, duke qenë se vetë Qeveria është e përkushtuar në krijimin e lehtësirave dhe përkrahjen më të madhe për të mundësuar sa më shumë investime nga diaspora në Kosovë.

Organizatorët thanë se Forumi dy ditor do të shërbejë si mundësi rrjetëzimi për pjesëmarrësit, duke identifikuar mundësitë për investim dhe eksportim të produkteve dhe shërbimeve të Kosovës.